Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 6, 2017

ELBASAN/ Përveç bandave dicka tjetër po pushton qytetin...

Një banor nga Petreshi i Elbasanit është i bindur se diku pranë fshatit të tij ndodhet një bazë alienësh. Këtë ai e lidh me një sërë eksperiencash personale por edhe me rastet që janë komentuar në shtyp.

Ja çfarë shkruan ai:
“Përshëndetje infoelbasani.al. Jam nga Petreshi. Unë mendoj se diku pranë fshatit tonë ndodhet një bazë alenësh. E them këtë se vetë personalisht kam parë gjatë natës objekte të çuditshme shumë pranë tokës. Gjëra që si kam has kurrë më parë.

 U kam treguar edhe të tjerëve po ata nisën të tallen me mua. Që nga ajo kohë nuk u kam treguar më. Pastaj kam lexuar shumë raste që përkojnë pikërisht me këtë vend. Bëhet fjalë për një kodër në afërsi të antenave të transmetuesve televizivë dhe kompanive celulare.Unë mendoj se ufot e vizitojnë shpesh këtë vend. Edhe para se të vendoseshin këto antena. Po të shkosh aty afër është një vend i çuditshëm me gurë dhe i djegur përreth. Unë them që ata kanë një bazë ku vijnë dhe ikin nga aty. Tani po i gjurmoj dhe do ju sjell foto dhe video se çfarë bëhet në atë vend.”

Rastet e UFO-ve mbi Elbasan:Cërrik, Elbasan, 12 Korrik 1993 – Ishte ora 20:00 kur në qiellin e Cërrikut u shfaq një objekt fluturues i ndriçuar. Objekti bënte lëvizje të shpeshta e të befasishme. Lajmi u përhap me shpejtësi në qytet dhe pati shumë dëshmitarë okularë, përfshirë policinë lokale. Objekti u zhduk nga qielli rreth orës 22:00 (gjithmonë sipas dëshmive okulare).

1995 Ufo në QafkrrabëNdërsa ishin duke përgjëruar një kufomë në pritje të varrimit për ditën e nesërme, disa qytetarë të Elbasanit kanë konstatuar drita vezulluese në Qafkrrabë. Spektakli i pazakontë ka ndodhur vetëm në pak sekonda.Sipas dëshmitarëve, në qiellin e Qafkrrabës u shfaqën drita shumëngjyrshe të cilat nuk i kishin parë asnjëherë mbi tokë.

Elbasan, 24 Dhjetor 2008 – Katër gjahtarë nga Elbasani treguan se u përballën me një disk mbrëmjen e së enjtes para krishtlindjeve më 2008 rreth orës 20.30, rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli. Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur.

 “Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas”, tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve. Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shëndritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.22 gusht 2017Ufo-t dhurojnë spektakël mbi Elbasan. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur afër orës 21.45 të mesnatës së kaluar dhe është filmuar nga një vajzë e qytetit të Elbasanit, transmeton infoelbasani.al.

“Përshëndetje infoelbasani.al. Desha t’iu tregoj një nga eksperiencat më të çuditshme të jetës sime. Mbrëmë rreth mesnatës po qëndroja në dritare. Dritarja ime ndodhet në anën e Qafëkërrabës. Në një moment pashë diçka të shëndritshme në qiell. Ishte një  objekt në formë disku me dritë të verdhë si në të bardhë që valëzonte në ajër. Saktësisht e gjithë kjo skenë e mrekullueshme po ndodhte në ngjitje të Kërrabës, tek ullinjtë, pikërisht aty ku ndodhet një kryq. 

Fillimisht ishte një dritë, pastaj u shfaq tjetra. Lodronin të dyja. Dukeshin aq pastër me sy të lirë. Nxora celularin dhe realizova disa video të cilat po jua dërgoj. Qëndruan rreth gjysmë ore aty. Pastaj u zhdukën.

Desha ta ndaj me ju këtë ngjarje të veçantë të jetës sime. Deri më tani kisha dëgjuar por nuk kam besuar në UFO. Tani që i pashë dhe fotografova jam e sigurt se ato ekzistojnë”.

Për më shumë ndiqnit videot e dërguara nga vajza dhe do të besoni se vërtet kemi të bëjmë me një fenomen të rrallë.                                   
                                     marrë nga/ Infoelbasani.al/





No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot