Një kamion që transportonte perime u përmbys në aksin Librazhd-Elbasan, në fshatin Labinot-Fushë.
Kamioni drejtohej nga një 63-vjeçar banues në Shkodër. Drejtuesi i mjetit që doli nga rruga pësoi dëmtime dhe u dërgua në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe pasi mori ndihmën mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.

No comments:
Post a Comment