Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, October 1, 2017

Elbasan, djali dhunon babain e moshuar, i shkakton lëndime në trup


Një djalë në Elbasan ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur të atit duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i Florind Shabani, 35 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit  I.Shabani, 66 vjeç, duke bërë që ky i fundit ta denoncojë në polici.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku i riu ka humbur kontrollin dhe është lëshuar egërsisht ndaj babait duke i shkaktuar lëndime në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje” \


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot