Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 9, 2017

ELBASAN/ Dalin pamje të reja nga aksidenti që shkaktoi Qazim Sejdini

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi në profilin e tij në Facebook një denoncim ku thuhej se makika me të cilën udhëtonte kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini kishte përplasur një person që udhëtonte me motoçikletë.

Në denoncim shtohej se kjo ngjarje ishte mbajtur e fshehtë nga policia e Elbasanit.
Një 32-vjeçar me iniciale A.Allushi ka mbetur i plagosur në këtë aksident. Njoftimi i policisë së Elbasanit tregon se drejtuesi i mjetit është një 51-vjeçar me inicialet Xh.F.

Personat që udhëtonin me kryebashkiakun e Elbasanit, sipas denoncimit, nuk kishin ndaluar për të ndihmuar të aksidentuarin.
Ndërkohë po qarkullojnë disa pamje nga aksidenti i paradites së sotme, të shpërndara nga ish-kryeminstri Berisha.

POSTIMET E BERISHËS
Policia fsheh krimin! Don Lala aksidenton me makinen e tij te riun A.Allushi. Behen perpjkeje per te mbyllur me para aksidentin. sb
“Doktor ju pershendes!

Me lajmerojne se para nje ore makina e Qazimit me ate brenda, pasi ka dale nga nje lokal ku ka drekuar ka perplasur ne rrugen e Labinotit Fushe nje motor me drejtues A. Allushi. Personi eshte derguar urgjent ne spital. Ngjarja mbahet e fahehte dhe familjareve i eshte ofruar shume parash dhe bere presion te mos flasin.
Gjithsesi duhet verifikuar”
***
Qytetari dixhital ka nje pyetje per Don Lalen: Pse nuk u ndale te kujdeseshe per viktimen tende?? sb
“Mirmbrema doktor shpresoj ky mesazh tju gjej mir .
Degjova deklaratat qe Qazim Sejdini ka lene drejtesine qe te bej punen e vet. Nje pyetje kam per don lalen si mund te veproje drejtesia ku vet don lala natyrisht i shoqeruar me eskorten e tij shtyp nje person ne rruge dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke lene aty ushtarin e tij Aurel Kaja ( Leli INUK-ut te elbasanit) bashke me 2 badigarde.

 Ne fillim mendova se do ta ndihmonin por arsyeja e ndalimit ishte ti benin presion qytetarit qe te mos fliste dhe te harrohej ky incident duke mos u interesuar ne asnje sekond per shendetin e personit te lenduar. Kjo eshte drejtesia e Don Lales???”

Njoftimi i policisë:

Në datë 08.10.2017 rreth orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë mjeti tip “Benz” me targa AA 359 NK drejtuar nga shtetasi Xh.F., 51 vjeç banues në Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qera në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar motorçiklistin shtetasin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë.
Drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të shtetasit të dëmtuar kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Policia po kryen veprimet hetimore dhe dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.


  









No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot