Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 9, 2017

Ekskluzive-Cërrik/ Në shtëpinë e profesorit të akuzuar për terrorizëm. Prindërit: Është kurth

Familja Zaimaj në Cërrik është e shokuar nga ajo që ka dëgjuar për djalin. Nëna e tij, Afërdita Zaimaj ka vënë kujën për djalin, dhe me lot ndër sy shprehet se “ky është një  kurth ose nga Shqipëria ose nga Maljazia”.
99% është një kurth nga Shqipëria apo Malajzia. Atë e kanë zili 2-3 persona pasi ma kishte shprehur. Ju lutem o shtet ndërhyni sepse ka katër fëmijë”
Afërdita Zaimaj tregon se djali kishte ardhur në Shqipëri pasi ajo ka qenë e sëmurë dhe ai ka qëndruar gjatë për shkak të saj. Njëkohësisht u ka mësuar fëmijëve edhe gjuhën shqipe.
“Nuk ka pasur asnjë aktivitet. Qëndroi gjatë pse isha e sëmurë. Ai punonte dhe studionte. Jepte mësim në universitete. Ka 2 muaj që ka marrë hyrje në Elbasan. Ai lëvizte shpesh nga Meka në Malajzi dhe unë isha e shqetësuar pse ishte larg. Por ai më thoshte mos u mërzit se ishte shumë mirë.”
Edhe babai i tij Adriatik Zaimaj ka mohuar kategorikisht të jetë përfshirë në organizata terroriste.
“Kemi fëmijë të edukuar. Kurrë nuk mund të jetë përfshirë në veprimtari të tilla. Unë e mohoj kategorikisht të jetë përfshirë në organizata që flitet. Ndaj i lutem shtetit të ndërhyjë se ka katër fëmijë”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot