Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 9, 2017

Rama “bën leckë” AKU-në: Degradim, infeksion, korrupsion. Ikni vetë se jeni në punë si partiakë!


Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, gjatë prezantimit të drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sulmuar ashpër punonjësit e këtij institucioni.Ai u ka kërkuar njerëzve që punojnë në këtë institucion që të largohen vetë, pasi e dinë po vetë ata se si kanë ardhur, ndërsa ka shtuar se AKU është degraduar.


“AKU vetëm institucion nuk është. E mbushur me gjobaxhi! Kemi një situatë praktikash absolutisht të parapranueshme, absurde në tërësinë e tyre që e kanë bërë këtë institucion në një problem. Dhe mbi të gjitha ky është një institucion që nuk duhet harruar se lidhjet e drejtpërdrejtë dhe sigurinë e jetës dhe shëndetit dhe me standartin që Shqipëria duhet të përmbyshë për të qenë pjesë e familjes europiane.


Institucion që vë gjoba, u nxin jetën sipërmarrjes, penalizon dyqane dhge tregtare të vegjël dhe në fund fare nuk përmbush misionin e vërtetë.Historitë e AKU-së, nëpër doganat e Shqipërisë janë të pafundme dhe natyrisht do të marrin fund njëherë e mirë, pasi nuk do të shkelë më. Është e panevojshme, ashtu sikundër dhe historia e analizave.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për mangësitë në infrastrukturë, në mjete, lidhur me punën dhe që duhet të bëjë AKU-ja për analizat dhe standartet.Sot ka ende pajisje që nuk dinë të përdoren, pasi njerëzit janë futur në AKU për të marrë një rrogë.


Patjetër që edhe në AKU, si kudo në administratë ka njerëz të zotë të dinjitetshëm, që duhet të bëjnë punën dhe që e kanë me pasion.AKU është degraduar. Kështu që besoj se të gjithë drejtorët e AKU-së do të rivijnë në provë.


Ka njërëz këtu që duhet të largohen, pasi e dinë vetë se si kanë ardhur, kush ju ka sjellë etj.Drejtorët do të rivihen në provë, do të kenë kohën e mjaftueshme për të të treguar veten. Vetëm në Shqipëri ndodh që të theret jashtë”, – ka thënë ndër të tjera, Rama.Kreu i Qeverisë gjatë këtij takimi me kryetarët e AKU-së në rrethe, teksa vuri theksin tek korrupsioni në këtë sektor dhe problematikat e ndeshura në 4 vitet e kaluara, theksoi se do të vendoset një standard i ri në këtë drejtim. Ai theksoi se nuk do të lejohet më therja e kafshëve në rrugë, gjë që sipas tij, në vendet e rajonit dhe të Europës dënohet me burg.Rama tha se prioritet i AKU-së për 100 ditë e para të punës për këtë mandat do të jetë mbyllja e të gjithë thertoreve që ushtrojnë aktivitetin e tyre janë standardeve, apo therin kafshë në rrugë.


“AKU është një vatër e mbushur me korrupsion. Janë vënë gjoba korruptive, dhe ju e dini mirë për çfarë po flas. Therje në rrugë nuk mund të ketë më. Jemi i vetmi vend në kontinent që ther në rrugë. Në asnjë vend të rajonit dhe Europës, nuk theret gjë e gjallë në rrugë. Dhe për gjakun e derdhur në rrugë shkon në burg. Këtu thertoret janë të përhapur në të katra anët si dyqanet që shesin rroba. Mbyllja e thertoreve që nuk plotësojnë standardet dhe therin në rrugë, është plani prioritar i AKU për këto 100 ditë”, – u shpreh kryeministri Rama.


Këtë vendim e ka përshëndetur edhe kryetari i ri i AKU-së, i cili u prezantua ditën e sotme.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot