Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

E PAPRECEDENTE ajo çfarë kryeministri Rama bën me gazetarët

E PAPRECEDENTE ajo çfarë kryeministri Rama bën me gazetarët

Një prononcim i kryeministrit Edi Rama pas seancës që rrëzoi prokurorinë duke mos votuar për arrestimin e Saimir Tahirit, ka sjellë një situatë të paprecedentë.

Rama i është sulur gazetarëve që i drejtonin pyetje për çështjen Tahiri, duke i thënë se janë të paditur, flasin përçart, nuk lexojnë dhe se bëjnë pyetje pa vend.
Rama tha se doli në këtë prononcim vetëm për gazetarët, pasi çfarë kishte mbi çështjen e ish-deputetit të tij, i tha në seancë.
Disa nga shprehjet e Ramës
Turp pe ju dhe per te gjithe ata qe nuk kane kuptuar gje akom. Ju s’keni marrë vesh akoma
Dola për ju, ti thërrisni mendjes dhe të lexoni, dhe për ata që ju paguajnë juve, që janë edhe më shumë pjesë e këtij problemi.
Jeni pjesë e një kazani të madh, jeni pjesë e këtij problemi të madh që ka Shqipëria
Ku akuzat kërcasin dhe ju thjesht i përçoni ato si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as përgjegjësinë për atë që përçon
Për fatkeqësinë tuaj që as lexoni, as kuptoni, as doni të dëgjoni për çfarë bëhet fjalë
Pyetje kaq pa vend
Shko lexo
Shko kupto
Pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur
Jeni të detyruar të mësoni për gjërat që merrni përsipër të bëni ndërlidhësin me publikun
Flisni përçart
Pyetja a jeni dakord t'i hiqet imuniteti është pyetje idiote







No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot