Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 21, 2017

E pabesueshme/ Emigrantët grek dhe italianë "pushtojnë" qytetin e Cerrikut, ja cfarë pune bëjnë...

Nga editori, infoelbasani.al

Tani mund të cilësohet me plot gojën si “hambari” i frutave dhe perimeve, dhe jo vetëm për qarkun Elbasan.
Bëhet fjalë për zonën e Sulovës, aktualisht Njësi Administrative e Bashkisë Cërrik.


Në përbërje të kësaj Njësie Administrative janë disa fshatra të cilat janë përqëndruar në prodhimet në fushën e bujqësisë, frutikulturës, vreshtarisë dhe blektorisë.


Pothuaj të gjithë janë të angazhuar me punë. Është vjeshtë, por arat e tyre janë plot me domate, speca, tranguj, kunguj. Dhe më tej ara me kivi, plantacione me ullinj, shegë, mollë, ftoj, raporton infoelbasani.al.


Sipas kryetarit të Bashkisë, Altin Toska, brenda një jave në Qendrën e Grumbullimit janë depozituar mbi 80 ton prodhime të stinës. Tregu është i garantuar dhe fermerët po nxitojnë të shtojnë sipërfaqet e mbjella. Askush nuk e ka mendjen për politikë. Thjesht bëjnë llogari se sa shitën sot.


Por nuk mbaron me kaq. Tashmë në Sulovë gjen “argat” edhe emigrantë grekë apo italianë. Disa prej tyre vijnë në cilësinë e specialistëve. Të tjerë punojnë direkt në arë.
Sa mirë do të ishte që e gjithë kjo eksperiencë të shpërndahej kudo në Shqipëri. Dhe të mos mendonim më as për politikë, as për kanabis e as për shejtanë…



No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot