Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, October 12, 2017

E frikshme, gati një tjetër tragjedi në Lezhë, këtë herë më e rëndë se ajo me 3 të vdekur


Reshjet e shiut dhe prerja e pemëve në malin e Torovicës sollën pak ditë më parë një tragjedi, ku si pasojë e rrëshqitjes së një guri nga mali, humbën jetën 3 persona, dy vëllezër dhe nusja e njërit prej tyre.

Pas kësaj tragjedie, të gjitha institucionet u kujtuan se për atë që mund të ndodhë.
Por situata duket më e frikshme, por të kihet parasysh se shkëmbinj disa herë më të mëdhenj se ai që solli tre viktima, i qëndrojnë fshatit Torovicë mbi kokë çdo ditë.

Siç shikohet edhe në foto, gurët mund të bien nga dita në ditë, pas askush nuk është kujtuar që të bëjë një ndërhyrje që ata të mos rrezikojnë fshatin e jetët e njerëzve.

Gurët që ndodhen në majë të malit, janë drejtpërdrejt me pallatet që ndodhen në qendër të fshatit, që mund të sillnin një tragjedi shumë herë më të madhe se ajo e pak ditëve më parë.

Shërbimi gjeologjik dhe emergjencat civile duhet të ndërhyjnë urgjentisht që të heqin këto gurë e të shmangin një ngjarje shumë më të rëndë se ajo që ndodhi në rrugën drejt Torovicës.




           auto_guret_torovice_21507655599

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot