Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 7, 2017

E dhimbshme! Masivi shkëmbor bie mbi makinë, vdesin 3 persona në Lezhë


Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lezhë.
Gjatë pasdites së sotme, në rrugën  Torovicë - Malecaj në Lezhë, një masiv shkëmbor  është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë  Land Rover me targë AA 322 CV.


Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.
Sipas burimeve, viktimat janë dy meshkuj vëllezër me njëri-tjetrin dhe një femër, bashkëshortja e njërit prej tyre.

Personat që humbën jetën janë identifikuar me emra Edmond, Valentin dhe Aida Zefi. 31, 29 dhe 21 vjeç, që të tre banues në Rraboshtë të Lezhës.
Ndërkaq mësohet se Aida, nusja e Edmondit, ka qenë shtatzënë.

Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot