Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Drogë në Pukë, bien në pranga dy persona

Drogë në Pukë, bien në pranga dy persona

Policia e Shkodrës bën me dije se në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pukë dhe Repartin FNSH Shkodër, ditën e sotme dy persona.

Në një njoftim për mediat, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se në pranga janë vënë Fatmir Nikolli, 32 vjeç, dhe Preng Gjergji, 26 vjeç të dy banues në Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan u konstatuan të kultivuara 473 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Po ashtu, në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, bashkë me 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike.

Gjithashtu, forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik.

Policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Pukë për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot