Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, October 27, 2017

Dokumenti – Edi Rama në dy kohë / Ja si kundërshtonte TVSH-në për biznesin e vogël

Vendosja e TVSH për biznesin e vogël ka shkaktuar shumë debate dhe pakënaqësi në radhët e bizneseve dhe jo vetëm, pasi përfshirja e biznesit të vogël në këtë skemë taksimi si të ishin biznes i madh do të çojë në faliment mijëra biznese, këtë e ka thënë edhe vetë kryeministri Edi Rama kur ishte kryebashkiak. Kush nuk e beson le të shohë dokumentin e mëposhtëm.
Vendosja e TVSH për biznesin e vogël ka shkaktuar shumë debate dhe pakënaqësi në radhët e bizneseve dhe jo vetëm, pasi përfshirja e biznesit të vogël në këtë skemë taksimi si të ishin biznes i madh do të çojë në faliment mijëra biznese, këtë e ka thëne edhe vetë kryeministri Edi Rama kur ishte kryebashkiak. Kush nuk e beson le të shohë dokumentin e mëposhtëm.
Nga një krahasim në dy kohë, CityNews.al konstaton  se Edi Rama ka mbajtur dy qëndrime kontradiktore ndaj vendosjes së TVSH për biznesin e vogël.
Në vitin 2009 kur qeveria e asaj kohe drejtuar nga Berisha do të vendoste që bizneset me xhiro prej 5 milionë lekë e sipër do t’i nënshtroheshin taksës, Edi Rama, në postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, do të zotohej para qytetarëve se do të bënte çmos për të mos lejuar që diçka e tillë të ndodhte.
Në atë kohë TVSH u vendos për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë të reja pas kundërshtive të ashpra të socialistëve.
Por Edi Rama i 2017 tani kryeministër ka ndryshuar rrënjësisht nga ai mbështetësi i biznesit të vogël në 2009-ën dhe kundërshtuesi i TVSH-së për këtë biznes.
Me buxhetin e vitit 2018 biznesi i vogël më xhiro mbi 2 milion lekë do të detyrohet të futet në skemën e TVSH-së, prag ky shumë më i ulët krahasuar me atë që qeveria Berisha e vitit 2009 do të vendoste, është katër herë më i ulët, nga 8 milion xhiro me TVSH, tashmë me 2 milion lekë xhiro hyn në skemën e TVSH.
Edi Rama, nga kundërshtues për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël, të cilin e kundërshtonte për pragun 5 milion lekë, sot e vendos deri në bazën 2 milion lekë.
Dje në opozitë ishte kundër sot në pushtet e vendos vetë TVSH për biznesin e vogël dhe me një prag 4 herë më të ulët.
Ja ç’thoshte ai në 24 nëntor të 2009-së:
“Ju shkruaj me shqetësim të veçantë.
Keni të gjithë solidaritetin tim kundër masës së qeverisë për kalimin e subjektit tuaj nën të njëjtën barrë fiskale si biznesi i madh me regjim TVSH-je e tatim mbi fitimin. Në këtë kohë krize të rëndë ekonomike kjo masë për bizneset me xhiron 5 milionë lekë kërcënon me falimentim masiv shumë ndër ju, provokon rritje të detyrueshme çmimesh për klientët e atyre që do të mbijetojnë dhe zbraz arkën e qytetit për të mbushur buxhetin e shtetit.
Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, së bashku me të gjithë kryetarët e bashkive e komunave të opozitës, jo vetëm e kundërshtoj me forcë këtë masë shkatërruese për shumë biznese të vogla, por edhe kam nënshkruar një Apel Publik për kreun e qeverisë Sali Berisha, ku kërkohet anulimi i vendimit në fjalë.
Ky vendim nuk duhet të hyjë në fuqi në Janar dhe unë do të bëj të pamundurën që kjo të mos lejohet të ndodhë.”
Por pse Edi Rama i 2017-së ka një qëndrim krejt të kundërt me atë të 2009-ës? Nëse TVSH-ja për bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të ishte një barrë dhe masë shkatërruese, po kur pragu është 2 milionë, pra 4 herë më pak se ai i vitit 2009 çfarë ndodh?


Edi Rama sot në 2017-ën:
“Vendosja e TVSH për biznesin e vogël, është një operacion i rëndësishëm kundër informalitetit. Opozita është pa argument në kundërshtimet e saj për këtë reformë.
Ne do ta çojmë deri në fund këtë reformë për më shumë të ardhura dhe për më shumë investime.
Është e papranueshme që një pjesë e të ardhurave që duhet t’i shkojë mbrapsht njerëzve përmes TVSH, përfundojnë në xhepin e një grushti të pasurish. Ne përpiqemi të bëjmë politika të drejta dhe jo politika që mbështesin të fortët ndaj të varfërve, apo kompanitë e mëdha në dëm të biznesit të vogël apo të konsumatorët.
Ata që e mbështesin sot janë bërë mburojë e informalitetit.

Dokumenti – Edi Rama në dy kohë / Ja si kundërshtonte TVSH-në për biznesin e vogël

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot