Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, October 25, 2017

Deputetja e PS: Ja pse nuk votuam për arrestimin e Tahirit

Deputetja e PS: Ja pse nuk votuam për arrestimin e Tahirit

Pasi parlamenti votoi kundër arrestimit të Saimir Tahiri, deputetja e Partisë Socialistë e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, rrëfeu arsyet e këtij votimin.

Klotilda Ferhati u shpreh se qëllimi i votimin ishte pikërisht për të mbrojtur deputetët nga sjelljet abuvive të pushteteve.

“Ne votuam pjesërisht kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimit Tahirit dhe votuam pro hetimit të tij dhe kontrollit të banesës. Ne nuk patëm nga organi i akuzës asnjë kërkesë që të kishte argumente të bazuara që të krijonin bindjen tonë për përfshirjen e Tahirit në këtë çështje. Në radhë të parë më duhet t’ju shpjegojë që këshilli i mandateve dhe Kuvendi janë organe kushtetuese.

Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar tagrin e Kuvendin në këto raste. Deputetëve imuniteti absolut iu është hequr, ata janë të barabartë para ligjit. Vetëm për rastin e arrestimit dhe kontrollit të banesës kërkohet vendim nga Kuvendi. Gjithë qëllimi që mbrohen deputetët është që të evitohen sjelljet abuzive të organeve të tjera ndaj pushtetit, për ato që quhen veprime me sfonde politikë. Kuvendi në tagrat që kishte duhet të verifikonte këto elemente.

A ishim para rastit për t’i dhënë dritën jeshile për t’i hapur rrugë arrestimit të Tahirit?! Ky nuk ishte rasti. Prokuroria e ka nisur hetimin, ta vazhdojë dhe t’i shkojë në fund këtij hetimi. Ne nuk ishim në kushtet të Kuvendi të përligjte arrestimin e Tahirin, do cënonim të drejtat themelore të njeriut. Vija ndarëse është; ka të dhëna që e implikojnë apo jo. Deputetët që votuan pro, morën rolin e gjykatësit.”, tha Klotilda Ferhati.




No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot