Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 28, 2017

Deklaratë e fortë e Ngjelës: Prokuroria ndihmoi Tahirin, Ramës i bënë presion

I ftuar në ‘News24’, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka folur për aktualitetin politik si dhe rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri, si i përfshirë me bandën e Habilajve të arrestuar për trafik droge në Itali.

Ngjela tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndihmuar Tahirin dhe se ky institucion është i korruptuar.
Avokat Ngjela u shpreh se Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët për çështjen ‘Tahiri’.
“Prokuroria e ndihmoi Saimir Tahirin, nuk u nxitua. Por ajo që është e rëndësishme ishte se kjo çështje ishte një pikë uji që ra në një xham të nxehtë. Xhami është nxehur nga reforma në drejtësi dhe të dyja palët nuk e duan. Kjo çështje plasi në një moment të nxehtë për këtë reformë. Prokuroria bëri një kërkesë normale, por ajo çështje ishte në dorë të ministrit të brendshëm. Nano ka rrëzuar regjimin nga burgu. Pse? Sepse ai ishte i pafajshëm. Politika është betejë. Nëse është i fajshëm lodhet kot, pasi është optikë ndërkombëtare dhe nuk i shpëton dot shteti shqiptar. Ramës i kanë bërë presion ndërkombëtarët të cilët e kanë dashur nën arrest Saimir Tahirin. Prokuroria është një institucion i korruptuar”- tha Ngjela, raporton ‘BalkanWeb’.
Ndërkohë i pyetur nëse përbëjnë provë përgjimet e autoriteteve italiane ndaj Habilajve që përmendin Saimir Tahirin, Ngjela tha se këtë e përcaktonte gjykata, por Tahiri nuk shkoi në gjykatë.
“Kush e përcakton përbën provë apo jo. Ata nuk e lanë të shkojnë në gjykatë. Kanë rënë brenda të gjithë. Këta varen të gjithë nga Italia. Këshilli i Mandateve ishte fushë në dushk dhe injorancë totale. Fajin e ka Prokuroria sepse ajo kërkon hetim. Problemi i shtetit është një çështje shumë e rëndë në Shqipëri. Në mars fillon vettingu real, pra vettingu i politikes”- tha Ngjela. 
Deklaratë e fortë e Ngjelës: Prokuroria ndihmoi Tahirin, Ramës i bënë presion

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot