
E ftuar në një lidhje direkte në emisionin Opinion, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se çështja e Saimir Tahirit është kthyer në një diskutim politik, për arsyen e thjeshtë se qeverisë i intereson që të mbulojë disa gjëra, të cilat Kryemadhi i ka cilësuar si të tmerrshme.
E pyetur nga Fevziu se kush janë këto gjëra të tmerrshme, Kryemadhi është rezervuar të japë raste konkrete, duke thënë se tashmë qeveria është kapur plotësisht nga krimi i organizuar.
Pjesë nga debati:
Kryemadhi: Dua të theksoj se cështja Tahiri është hallka e fundit e të gjithë zinxchirit kriminal që ka përfshirë qeverinë shqiptare. Historia e kësaj situate është një histori e cila po kthehet më shumë në politike, për të mbuluar disa gjëra të tjera që janë shumë më të tmerrshmeMonik.
Fevziu: Cfarë gjërash të tmerrshme?
Kryemadhi: Unë mendoj se qeveria shqiptare është e kapur nga krimi. Mjadfton të shohësh sot shqiptarët, janë të papunë, po ikin nga vendi.
Fevziu: A disponon opozita fakte konrete?
Kryemadhi: Nëse unë kam fakte si Monikë, atëherë unë do i drejtohet direkt prokurorisë. Unë nuk janë gazetare, investigative, unë përfaqësoj ata qytetarë që kanë votuar LSI.
No comments:
Post a Comment