Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, October 9, 2017

Bashkëshortët turq ndalohen në portin e Durrësit, me dokumente false drejt Italisë

Një çift bashkëshortësh u ndaluan në portin e Durrësit, ndërsa ishin nisur drejt Italisë.
Pasditen e djeshme u bë arrestimi në flagrancë i një shtetasi turk, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij.
I arrestuari është Muhammed Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë N.Aydogmus 34 vjeçe, banuese në Turqi.
Dy bashkëshortët së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pasaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot