Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, October 14, 2017

Bashkëpunim me LSI? Basha: Mund të jesh i majtë, por je i mirëpritur nëse je kundër krimit

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk e mohon mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Tashmë që si Partia Demokratike dhe LSI janë në opozitë dhe të dyja partitë kanë si kauzë kryesore betejën kundër krimit, Basha thotë se “Mund të jesh i majtë, por nëse je kundër krimit, je i mirëpritur”.
Deklarata e tij u bë mesditën e sotme në një komunikim me gazetarët, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me LSI, parti e cila ka deklaruar më herët domosdoshmërinë e krijimit të një fronti kombëtar opozitar.
Ndërkohë duke folur lidhur me situatën e krimit në vend, ai tha se ligji i dekriminalizimit nuk mjafton, por se duhen institucione, pasi krimi i organizuar është ngritur në një nivel më të lartë, në sistem mafioz.
Ai shtoi se “sistem mafioz do të thotë të kesh njeriun tënd në Tiranë, ‘të madhin’, që të jep mbështetje”.
Basha tha se reforma zgjedhore ka në thelb dekriminalizimin e zgjedhjeve, dhe kryesore sipas tij është votimi elektronik.
“Nuk mjafton ligji i dekriminalizimit, që të mos kemi drejtues me rekorde kriminale në qeverisje, por ne kërkojmë një proces që dekriminalizon gjithë procesin zgjedhor, kriminelët të gjenden para ligjit nëse cenojnë procesin zgjedhor. Ajo që duhet të ndodhë është goditja e kupolës politike kriminale”, u shpreh Lulzim Basha.
Po ashtu deklaroi se ngritja e nivelit të krimit të organizuar me klane dhe familje mafioze është produkt i lidhjes së politikës me të dhe se Edi Rama ka shkëmbyer favore me të.
“Ata i shërbyen në zgjedhje, Rama u ka dhënë favore, tendera dhe liri nga ndjekja penale”, deklaroi Lulzim Basha.
Kreu i demokratëve tha se opozita ka kërkuar ndërgjegjësim nga faktori ndërkombëtar.
“Deri më tani ata e kanë shprehur këtë, por ka ardhur koha që të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin. Ne nuk disponojmë fakte unike, por janë fakte publikisht të njohura. Nuk ka nevojë prokuroria dhe policia t’i çojmë ne faktet. Ata duhet të nisin hetimet kryesisht, siç e kanë për detyrë”, tha Lulzim Basha. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot