Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kukës. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës, automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit M.H., 45 vjeç dhe pasagjeri R.K., 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë. Gjithashtu është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H., 34 vjeç, ndërsa një i mitur me inicialet N.K., 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, nuk ka probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

No comments:
Post a Comment