Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë në prag të arrestimit dhe një herë tjetër. Dhe është i njëjti prokuror që mund ta bënte atë: Besim Hadarmataj.
Ai që po e heton deputetin e Partisë Socialiste edhe në rastin e grupit “Habilaj”.
Ngjarja daton një vit më parë. Më 15 shtator 2016. Kur u rrëzua avioni sportiv i drejtuar nga italiani Guido Guidi në grykëderdhjen e lumit Ishëm.
Rastin e zbuloi gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili mbetet një nga të paktët burime të hapura në lidhje me kronikën e “elitës politike”.
Hoxha e lidh rastin “Tahiri” edhe me shoqërimin e tij në Prokurori, pikërisht në atë kryeprokurorit Besim Hadarmataj në mesnatë, menjëherë pas një dalje publike të gazetarit në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.
Sipas, Hoxhës, gjithçka erdhi pas një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se “gazetari Artan Hoxha është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet që të ketë dekonspiruar hetimin e Prokurorisë dhe të ketë marrë informacion nga Ministri Saimir Tahiri dhe Prokuroria e ka shoqëruar për të gjetur provën”. Hoxhës iu morën nga Prokuroria edhe telefonat celularë.

No comments:
Post a Comment