
Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident rrugor të ndodhur ditën e sotme në rrugën e Laknasit, në periferi të Tiranës.
Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 14:28, në Laknas në rrugën "Nënë Tereza", makina me targa AA727OE që drejtohej nga 23-vjeçari I. D., është përplasur me një motor me drejtues Xh. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i makinës ndodhet në vendngjarje – thotë policia në këtë njoftim paraprak – teksa shton se “po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Policisë”.
No comments:
Post a Comment