Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, October 1, 2017

A po përgatit Edi Rama Evis Kushin për Kryetare Bashkie?

Evis Kushi duket se është një nga projeksionet e Edi Ramës për ta përgatitur atë si kryetaren e ardhshme të bashkisë Elbasan.

Një analizë e thejshtë logjike bën të mendosh se Rama ka kohë që e ka piketuar Evisin në krye të bashkisë së Elbasanit, një ndër tre bashkitë më të mëdhaja në shkallë vendi.

Evis Kushi ishte Dekane e Fakultetit Ekonomik kur e la këtë pozicion dhe u bë deputete. Ajo u vendos ndër vendet e para në listë në mënyrë që ta kishte të garantuar fitoren.

Edhe në zgjedhjet që sapo kaluan Evis Kushi ishte në pozicionin që e kishte të sigurtë mandatin.

Gjatë këtyre viteve Evisi ka qenë mjaft e angazhuar, si në nivel lokal ashtu edhe në parlament. Ajo ka qenë e pranishme në mjaft takime të organizuara nga Kryeministri, brënda dhe jashtë vendit.

Edhe në takimet e organizuara në Elbasan, Evisi ka qenë e padiskutueshme në krah të Ramës. Madje në disa raste Rama nuk ka preferuar të ketë deputetë të tjerë në kah veç Evisit.Po ashtu në takimet e zhvilluara nga kryetari aktual i bashkisë z.Qazim Sejdini Evisi ka qenë gjithmonë e pranishme.Ndërsa së fundmi ajo është parë gjithnjë e më tepër në kah të koordinatorit të 

PS-së së qarkut, deputetit dhe Kryetarit të Grupit ParlamentaT Socialist,Taulant Balla.

Evisi është nënkryetare e Asamblesë së PS-së. Ajo njëkohësisht u caktua nga Rama që të jetë pjesë e komisionit të punësimeve në shkallë vendi.

Pra shkurt deduksioni çon në përfundimin se Evis Kushi pothuaj e ka marrë “bekimin” e Ramës, që të jetë kandidate për kryetare e bashkisë Elbasan në zgjedhjet e ardhshme. Infoelbasani.al
 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot