Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 28, 2017

Zjarrfikësit e Përrenjasit shkojnë për trajnim në Kosovë, por shihni çfarë bëjnë

Sektori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga zjarri i Bashkisë së Prrenjasit ishte një ndër të përzgjedhurit nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve për të qenë pjesë e një trajnimi në Akademinë e Policisë dhe Sigurisë së Kosovës, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të përballuar situata të zjarreve, sidomos në materialet e rrezikshme.

Ja çfarë thotë Bashkia Përrenjas lidhur me këtë trajnim:Bashkia jonë, duke pasur nën juridiksionin e territorit të saj edhe pikën kufitare të Qafë Thanës, në të cilën kalojnë lëndë edhe të rrezikshme, tashmë ka marrë një certifikim për të qenë e përgatitur edhe për këtë sfidë.

Ky ishte trajnimi i parë në rang bashkish dhe krerët e zjarrfikësve të Bashkisë së Prrenjasit, të Tiranës, Këlcyrës dhe Urës Vajgurore ishin të parët që u trajnuan dhe morën certifikimin përkatës.

Në fund zjarrfikësit nga Përrenjasi ka realizuar një set fotosh ku nuk ka munguar simboli kombëtar i shqiponjës. Infoelbasani.al

 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot