Instrumentisti i mirënjohur Xhoni Kulli nga fshati i
Drakostunja i qytetit të Librazhdit është një prej atyre më të adhuruarit në komunitetin
shqiptarë, në Angli. Ai shtroi para vetes një detyrë me të vërtetë madhështore
edhe pse larg familjes ai na krenoi me me aktivitet e shumta ku shumë prej të
rinjve e kanë ëndërr të shkojnë.
Mirëpo, tashmë, që prej dy
vitesh, ai nuk resht së publikuari në kanalin e tij të youtube video nga më të
ndryshmet të muzikës popullore, duke u
bërë pjesë e komunitetit të artistëve shqiptarë. Ai ka marrë pjesë në disa
aktivitete, koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, dasmave dhe gazmendeve të
tjera, familjare, së bashku me këngëtarët dhe muzikantët e eletitës në
diasporë, të cilët dallohen në këtë komunitetet dhe i kanë shërbyer këtij
komunitetit.
Ndër të tjera ai shprehet se:
“Dashamirësit e muzikës janë
ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin
me jetë, duke më shtuar gëzimin e tim. Vërtet ne shqiptarët, jemi vatër talentesh,
po përmendi se ne në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, e diasporë, kemi
shumë këngëtar dhe muzikant të suksesshëm, që këtu në diasporë, më duket se
kemi gjetur forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në
trojet, tona, aty ku lindë dhe kultivohet me shekuj – muzika dhe kënga jonë e
pastër shqiptare. Edhe, unë ashtu si në Shqipëri, e më pas me shqiptarët e
Anglisë, po mundohem të sjellë risi në muzikën e bukur dhe të dashur shqiptare,
pra muzikën popullore dhe folklorike, që pëlqehet sidomos kaq shumë edhe nga
shqiptarët e diasporës.
Që nga mosha 16-vjeçare,
ai ndoqi pasionin dhe dëshirën e madhe për muzikën me instrumentin e klarinetes.
Profesioni i tij aktual, është muzikant edhe orkestrues në komunitetin
shqiptarë.
Xhoni Kulli,
është një emër i ri – në eltitën e instrumentistët të komunitetit shqiptarë në
Angli, por, jo i tillë në muzikë. Fryma, që ai përcjell me muzika e tij, dhe
mënyra se si ai prezantohet tek shqiptarët janë kënaqësia që i ka sjell
publikut, këtu, duke e bërë, atë, tashmë të jet nga ata më të kërkuarit.
No comments:
Post a Comment