Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 14, 2017

Vulçan, fshati në Librazhd ku kërkohet edhe këtu floriri i turqve

Kërkimet pa kriter për hekur nikel dhe flori rrezikojnë zhdukjen e një fshati të tërë në Librazhd. Dhjetëra banorë të fshatit Vulçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, u ankuan në emisionin investigativ Fiks Fare se një firmë që kërkon në sipërfaqe hekur nikel dhe flori shkakton ndotje mjedisore, ka dëmtuar pronat, të mbjellat, gjithçka që ata kanë.
Disa banorë të fshatit Vulçan thanë se firma u ka dëmtuar gjithçka. "Zona nëse ecën me këto gërmime do të jetë e pabanuar" thonë njëzëri, ndërsa shtojnë se firma kërkon në sipërfaqe edhe flori. "Kemi dëgjuar se zona ka flori, po nuk e dimë se ku shkon" pohojnë ata.
Nga ana tjetër, kryeplaku ankohet se firma po u dëmton gjithçka, ndërsa tregon se para pak vitesh në zonë është ulur një helikopter, ku prej atij mjeti ka zbritur zonja Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Një prej punëtorëve shpreht: "Firma ka punësuar banorë të zonës, ata që kanë shtëpitë afër kësaj miniere. Ne do e bëjmë zonën siç ka qenë. Dherat do të formojnë malin sërish" thotë një prej banorëve. Fiksi e pyet se çfarë kërkojnë në këtë zonë, ndërsa ai përgjigjet se hekur nikel. Pyetjes nëse ka flori në zonë, punëtori përgjigjet me sinqeritet se "Atë e marrin ata lart!".
  Megjithatë, banorët e zonës janë ankuar sërisht se firma po punon në të njëjta kushte, pavarësisht vendosjes së gjobës dhe pezullimit të aktivitetit. Në ditët e para të vitit 2017, në redaksinë e Fiksit mbërriti një telefonatë nga zoti Xhevair Mnalla, banor në Vulçan. Ai tha se është ankuar se firma u ka shkatërruar gjithçka. "Kemi trokitur në të gjitha institucionet, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje" thotë banori. Gazetarët e pyesin se këtë çështje e kanë ndjekur para disa muajsh, madje Agjencia Kombëtare e Mjedisit e gjobiti firmën si dhe pezulloi punimet. Mnalla thotë se punimet vazhdojnë me të njëjta ritme, madje punimet po kryhen tashmë afër shtëpive.T.Ch

/Infoelbasani.al


 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot