Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 30, 2017

U fëlliqën keq në Elbasan, por ja çfarë bën policia në Tiranë

Vetëm pak ditë më parë policia në Elbasan habiti dhe la pa mend të gjithë opinionin kur u shfaq një video e cila tregonte frikën dhe mosveprimin e tyre ndaj nje automjeti që u fut brenda ambienteve te tregut agro-ushqimor. Ishin rreth një duzinë policësh të cilët u zbythën si fëmijë dhe nuk ua mbajti të kryenin detyrën.

Por me sa duket policia vazhdon me gafat e saj duke u shndërruar më tej në qesharake. Vetëm ditën e sotme në faqen e Policisë së Shtetit në rrjetin social facebook, është postuar nje video ku tregon se si po lyhen fasadat dhe po rregullohen vendet e parkimit ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së 

Shtetit në Tiranë. A thua se të gjitha problemet e tjera të krimit kanë marrë zgjidhje dhe tashmë ka ngelur vetëm rregulimi i vizave të parkimit në mjediset e kësaj drejtorie.

Me sa duket edhe vetë policia është duke ndjekur gjurmët e kryebashkiakut të Tiranës ku për të fshehur atë që ndodh realisht pas kuintave, merren me zbukurime fasadash për t’u mbushur mendjen njerëzve se po bëjnë punë.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot