Post Top Ad
Your Ad Spot
Thursday, September 28, 2017
Home
LAJME
Sociale
Tre viktima nga aksidentet, Policia ka një apel me rëndësi për të gjithë drejtuesit e mjeteve
Tre viktima nga aksidentet, Policia ka një apel me rëndësi për të gjithë drejtuesit e mjeteve
Humbja e jetës së tre personave në dy aksidente të rënda të ndodhura pasditen e sotme në Korçë dhe Fier, ka bërë që policia të dalë me apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Drejtoria e Policisë Rrugore iu kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.
Në orët në vazhdim si rezultat i rendimit të kushteve të motit dhe rënies së shirave në mjaft zona rrugore të vendit kanë ndodhur tre aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së tre shtetasve në dy prej tyre, ndërsa në aksidentin e tretë nuk pati pasoja në njerëz.
Paraprakisht Policia Rrugore ka identifikuar si shkak të ndodhjes së tyre shkeljen e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në këto aksidente dhe sidomos shpejtësinë tej normave të lejuara dhe parakalimin e gabuar.
Me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore dhe parandalimin e tyre dhe ruajtjen e jetës së shtetasve Policia Rruga kërkon rritjen e vëmendjes në drejtimin e mjeteve, respektimin në maksimum të normave të sjelljes, përdorimin sidomos të rripave të sigurimit dhe vendosjen e kaskove mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Po ashtu apelohet që të evitohet me çdo kusht përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.Shërbimet e policisë janë në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për të dhënë çdo ndihmë drejtuesve të mjeteve.
Kujtojmë se rreth orës 16:20 të pasdites së sotme një person humbi jetën në aksident, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh.Mjeti tip “Range Rover” me targa AA 007 RB me drejtues 55-vjeçarin A.A., banues në Vlorë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues Alket Mehmetaj, 48 vjeç, banues në fshatin Cakran, Fier.
Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz”.Aksidenti më i rëndë ndodhi në Korçë, ku dy vëllezër në moshë të re, të cilët udhëtonin me motor, njëri në drejtimin e tij dhe tjetri pasagjer gjetën vdekjen.Viktimat janë Simon Telo 17 vjeç dhe vëllai i tij Billi Telo 23 vjeç.
Dy të rinjtë humbën jetën teksa një makinë përplasi motorin me të cilin ata udhëtonin, çka shkaktoi vdekjen e tyre.Aksidenti ndodh në aksin rrugor Bilisht-Korçë rreth orës 15.00 të pasdites së sotme, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, në Devoll.
Tags
LAJME#
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment