Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 19, 2017

Trafikuan familjen shqiptare bashkë me foshnjën, 21 vite burg për bandën shqiptaro-angleze


Janë dënuar me 21 vjet heqje lirie 6 anëtarët e bandës së trafikimit të qenieve njerëzore të përbërë nga shqiptarë dhe britanikë. Të shpallur fajtor 3 shqiptarët janë dënuar përkatësisht: me 5 vjet burg Vullnet Karaj, Eduart Karaj 5 vjet dhe Ilir Hani 4 vjet.
Ata u kapën duke trafikuar një familje të tërë të futur në bagazhin e një makine, për ta kaluar kështu nga kufiri i Francës për në Alngli.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët e Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar gjetën në vitin 2015 një familje të tërë shqiptare së bashku me foshnjën të futur në bagazhin e një makine të ndalur në Coquelles.
Një burrë, grua dhe fëmija i vogël u gjetën në makinën e parë të ndaluar më 12 mars 2015. Shoferi, Lee Anderson, 46 vjeç, dhe pasagjeri, Jason Cowley 44 vjeç u arrestuan në vendin e ngjarjes.
Hetimet gjithashtu treguan se tre shqiptarët ishin duke ndjekur Anderson dhe Cowley në një makinë të veçantë për t'u siguruar që ajo arriti në mënyrë të sigurt.
Më vonë më 2 gusht 2015 një makinë e drejtuar nga Gillian Barker, 47 vjeç u ndalua në të njëjtat kontrolle. Zyrtarët gjetën dy burra shqiptarë të fshehur dhe Barker u arrestua.
Në të dy rastet shqiptarët e gjetur në vetura iu dorëzuan autoriteteve franceze. Më 13 tetor 2015, zyrtarët kontrolluan shtëpitë e Ilir Hanit, Eduard Karaj dhe Vullnet Karaj. Regjistrimet e udhëtimit dhe telefonit lidhën tre anëtarët e bandës në 2 zbulimet e kontrabandës.
Makina e përdorur nga Barker gjithashtu më herët ishte drejtuar nga Eduard Karaj dhe ishte në pronësi të Vullnet Karajt. Të gjithë shqiptarët u arrestuan me dyshim për komplot për të lehtësuar imigracionin e paligjshëm.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot