Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 13, 2017

Tiranë, qëllohet me armë zjarri drejt një makinë

Breshëri të shtënash me armë zjarri drejt një makine në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në zonën e ish-Parkut të autobusëve.
Më konkretisht rreth orës 21:30 të së martës, në rrugën “Ndre Mjeda”, në drejtim të mjetit tip “Renault”, të drejtuar nga 23-vjeçari B.M., banues në Tiranë, është qëlluar me armë zjarri.
I riu ka thënë se drejt mjetit të tij, nga persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet tip “BMW” është qëlluar disa herë me armë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbulimin e konflikteve që mund të ketë pasur i riu i vënë në shënjestër. 

Foto ilustruese

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot