Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 3, 2017

Thellohet skandali i kryebashkiakes së Prrenjasit/Ja çfarë ka bërë me pagesat e mësuesve dhe nxënësve

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, përfaqësuese e LSI prej disa ditësh është kthyer në simbol të nepotizmit që ekziston në adminstratën shtetërore.
CityNews ka denoncuar ekskluzivisht dhjetëra emra familjarë të Miranda Rirës apo militantë të LSI që janë të punësuar në Bashki dhe përfitojnë nga taksat e qytetarëve të Prrenjasit. Emra këta që u denoncuan më pas edhe nga vetë kryeministri i vendit, Edi Rama.
Skandalet e Miranda Rirës fillojnë te nepotizmi i saj i shfrenuar, por nuk mbarojnë kurrsesi aty. CityNews denoncon një tjetër fakt që tregon abuzimin e kësaj kryebashkiakeje me fondet e qytetarëve.
Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, që prej muajit dhjetor të vitit 2016 deri në qershor të 2017 ka refuzuar  të kryejë pagesat e mësuesve dhe nxënësve që përfitojnë për shkak të largësisë, në mënyrë selektive, ajo ka paguar vetëm disa mbështetës të LSI.
Pra Miranda Rira përveçse ofron shanse për familjarët e saj, apo për militantët e LSI, ua kushtëzon këto shanse qytetarëve që zgjedhin të bëjnë një jetë të thjeshtë pa vrapuar pas saj apo LSI./CityNews

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot