Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 2, 2017

Skandali/ Kryebashkiakja e Prrenjasit punëson të gjithë fisin në Bashki

Çudirat shqiptare duket se nuk do të kenë fund. Ata do të jenë gjithmonë prezente dhe sidomos në politikë.
Një nga këto parti duket se është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila njihet për skandalet e ministrave apo për emërimet skandaloze.
Mirëpo, duket se këtë herë “skandali” është thelluar shumë në Bashkinë e Prrenjasit, ku sipas një investigimi nga “CityNews” rezulton se kryebashkiakja Miranda Rira ka punësuar të gjithë fisin e saj.
Emërimet nepotike fillojnë nga fëmijët e dajës, fëmijët e tezes, mbesat, kushërirat, djali i hallës, kunatat, djali i krushkut etj.
Bashkia e Prrenjasit mund të quhet pa asnjë dyshim: “Një shans për të gjithë fisin e kryetares”. Emërimet nepotike nuk tregojnë gjë tjetër veçse faktin se një kryebashkiake e LSI e ka kuptuar më mirë se të gjithë sloganin e Metës, nga “Një shans për të gjithë” në “Një shans për fisin”.
Më poshtë, lista me emërimet e Miranda Rirës, notën e vendosni ju.
1Inspektor financeDashurie CollakuVajza e dajës
2Specialist i emergjencave civileBergin KarajDjali i  dajës
3Specialist i emergjencave civileErvin  Balla Djali i  tezes
4Specialist për prob. e dhunës në familje dhe barazisë gjinoreMirela DashiMbesa , vajza e motrës
5Insp. për mbrojtjen e konsumatoritNasibe KananiKusherira e Mirandës
6Specialist SherbimeshIlmi KarajDjali i dajës
7HidraulikKosta  FeçiKunati i drejtorit të Shërbimeve
8ShoferMili VaskuNipi, djali i motrës
9Roje shkolleEnver AllaDjali i tezes
10PunonjësServete RiraKunata e Mirandës
11PunonjësIrfan BogdaniDjali i Hallës
12Drejtori  i rrugëveXhemal FacjaKrushku i Mirandës
13AdministratorIlir Balla  djali i  tezes
14Punonjës MirëmbajtjeRedi ÇollakuKunati i administratorit të Rrajcës.
15Menaxher i SportitArdit FacjaDjali i krushkut
miranda

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot