Post Top Ad
Your Ad Spot
Thursday, September 14, 2017
“Shpërndarësit” zbulojnë drogë në Elbasan, dy në pranga / Ja kush janë
Një operacion policor i koduar “Shpërndarësit”, ka vënë në pranga dy persona të kapur me lëndë narkotike, të ndarë në doza gati për shitje.Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në orët e vona të së mërkurës, u bë arrestimi në flagrancë i Bulent Luniku, 22 vjeç dhe Ambri Sinakoli, 22 vjeç banues në Elbasan.Arrestimi i tyre, u bë pasi në lagjen “Visarion Xhuvani”, në rrugën “Qamil Guranjaku” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” të drejtuar nga Luniku, në sediljen e pasme të këtij automjeti, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë kanabis sativa.
Lënda narkotike, një pjesë ishte paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy telefona celularë të markave të ndryshme, si dhe automjeti ku u gjet lënda narkotike.
Tags
LAJME#
Share This
About Telegraf Albania
LAJME
Tags
LAJME
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment