Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 11, 2017

Sherri përfundon në gjak, vëllai plagos me thikë vëllanë

Një sherr i nisur mes dy vëllezërve ka përfunduar në gjak në periferi të Tiranës mbrëmjen e së shtunës.
Arjol Llapushi, 40 vjeç, banues në Kodër Kamëz, akuzohet se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka plagosur vëllanë.
Më konkretisht në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, L.Llapushi, 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
I plagosuri u dërgua në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 40-vjeçari u arrestua nga policia nën akuzën e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.
Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë rreth sherrit që përfundoi me plagosje. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot