Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

Sherr me thika, dy të plagosur rëndë në bark dhe kokë përfundojnë në spital

Policia ka njoftuar per nje sherr mes dy personave ne Kavaje, te cilet kane perdorur edhe mjete mprehese.

Ngjarja ka ndodhur prane shkolles "Aleksander Moisiu", ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi N.T., 41 vjeç dyshohet të jetë goditur me mjet prerës në lokalin e tij Fast Food nga shtetasi F. P., rreth 44 vjeç, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore. 
Nga policia është bërë ndalimi i të dy shtetasve pasi te dy janë të goditur me mjete prerëse. 
Shtetasi N. T., u dërga në spitalin e Durrësit për ekzaminime të specializuara pasi nga konstatimet e para ka një goditje në pjesën e barkut me mjet prerës, ndërsa shtetasi F. P., është dërguar në spitalin e Kavajës pasi ka një të çarë në pjesën e kokës. Janë shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë, personat e pranishëm në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e motiveve dhe shkaqeve të ngjarjes.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot