Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 17, 2017

Rrëzohet nga kati i tretë i pallatit 29- vjecarja / Ja pse

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku një vajzë e re dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, në lagjen "Konferenca e Pezës", Fier, ndërsa dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni i katit të tretë të pallatit shtetasja N.F., 29 vjeçe.
Kanë qenë familjarët e të resë ata të cilët kanë vrapuar menjëherë pas incidentit dhe e kanë dërguar 29 vjeçaren me urgjencë në spital për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se e reja aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.  

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot