Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 27, 2017

Roja nga Librazhdi kapet me drogë/ Ja kush është

Roja i një lokali në Vlorë është kapur me drogë, të cilën dyshohet se e shiste gjatë punës së tij. Erklejd Gjinaj, 28 vjeç, banues në Librazhd u arrestua mbrëmjen e djeshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në fshatin Borsh, në të cilin Gjinaj punonte si roje, efektivët e policisë kanë konstatuar një çantë sportive ku brenda së cilës u gjetën 2 pako me material bimor kanabis sativa.

Pas peshimit, lënda narkotike ka rezultuar me peshë prej 1 kg e 400 gramë, e dyshuar si kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjinaj u arrestua në kushtet e flagrancës, nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot