Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 13, 2017

RAMA MBANTE FJALËN E FUNDIT NË KUVEND, SHIKONI SI I MERR GJUMI DEPUTETËT (FOTO PIKANTE)

Një seanca e gjatë dhe maratonë ka qenë ajo e djeshma, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesot të sotëm, teksa diskutohej mbi programin e qeverisë së mandatit të ri.


Programi “Rama 2” u miratua këtë mëngjes me 78 vota pro dhe 51 kundër.
Megjithatë, në orët e vona të natës së mbrëmshme, kryeministri Rama ka mbajtur replikën e fundit, të përmbledhur në 10 pika, referuar gjithçka u tha gjatë gjithë seancës nga deputetët e dy opozitave.
Pavarësisht replikave të kryeministrit, disa prej deputëtëve janë dorëzuar dhe nuk e kanë fshehur dot lodhjen dhe “luftën” me orët e gjumit.

Në këto foto shikoni se si deputeti i LSI për qarkun e Beratit, Gledjon Rahovica është gati për gjumë, ashtu si edhe deputetja më e re në kuvend, përfaqësuese e PDIU në Dibër, Reme Lala.  
deput.jpg

ff.jpg

22.jpg
Të dy deputetët mbulojë gojën me dorë, për të mos rënë në sy, teksa kryeministri fliste për çeshtjet e rëndësishme që e presin vendin këto 4 vite.
Edhe deputeti i PD, Genc Pollo është shfaqur mjaft i lodhur, teksa fërkon sytë gjatë gjithë kohës, si për të treguar se lodhja po bën të veten.

pollo.jpg
popo.jpg
Përpos të gjithave, orët e gjata në punimet maratonë në Kuvend duket se i kanë lodhur ligjvënësit e zgjedhur në zgjedhjet e 2017-ës, edhe pse bëhej fjalë për miratimin më të rëndësishëm në Kuvendin e Shqipërisë për këtë mandat të ri qeveritar. 

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot