Post Top Ad
Your Ad Spot
Saturday, September 30, 2017
Rama duhet mundur në fushëbeteja të reja…
PD dhe LSI. Të dyja shohin mbrapa kësaj lëvizjeje kryeministrin Edi Rama i cili ka komanduar drejtorin e përgjithshëm të medias më të madhe publike, të ndërmarrë këtë veprim të paparashikuar.
Ky është një produkt që mediat private të harlisura në kopshtin e pluralizmit konfuz shqiptar e marrin plot dëshirë pa harxhuar asgjë: spektakli është i garantuar me një cilësi të lartë për të kënaqur turmat, etj. Media publike ndërkohë lëngon, e menaxhuar keq dhe nuk ka asnjë shans të përmirësojë diçka. Pse ka ndodhur kjo gjë? E frymëzuar nga sipër, domethënë nga kryeministri, e kushtëzuar nga ai (ndërprite transmetimin në këtë formë, ose nuk do marrësh financime), kjo nuk ka rëndësi. Situata është e pabarabartë dhe nuk mund të vazhdojë pafundësisht kështu.
Pse ta ketë ndërmarrë Edi Rama këtë veprim? Për më shumë bash një ditë pas festimeve pompoze të dhjetëvjetorit të Ora News, ku gjithë krerët e politikës morën pjesë me dëshirë a pa dëshirë? A nuk dëmtohet dhe Rama nga mungesa e transmetimit në rrjete të unifikuara të seancave parlamentare, sepse dhe ai nuk do të dalë në dritaret e pallateve të lagjes sonë mediatike?
E ka ndërmarrë sot këtë veprim për dy arsye: opozita nuk ka shpikur rrugë të tjera për të përcjellë mesazhin e vet veç RTVSH dhe mediave private në simultane, ndaj sigurisht është në dizavantazh. Ndërkohë ajo nuk ka fuqinë për ta kundërshtuar, deri në anulim vendimi: opozita (PD dhe LSI) nuk është bashkë, diçka që e dobëson akoma më shumë fuqinë ndikuese. Dhe për më shumë, nuk mundet as ta ndërkombëtarizojë këtë gjë, duke krijuar solidaritet, sepse nuk fiton dot asgjë. Pse?
Sepse modeli i marrëdhënieve media publike-private në transmetimin e seancave parlamentare, ka qenë diçka ngushtësisht shqiptare. Ose sot, vetë ne e bëjmë kështu. Perëndimi nuk funksionon asfare kësisoj. Askush nuk helmon ditët, humorin popullor, të brezit të ri veçanërisht, nëpërmjet shfaqjeve parlamentare pa shije si ato që shohim. Modeli i organizimit është pikërisht ai që po kërkohet: një televizion parlamentar, që ja jep falas ose nuk dihet si, mediave private. Opozita ka mundësi ta imponojë pozicionin e vet, pikërisht në përkufizimin e kësaj lloj marrëdhënie të re: parlamenti, media e tij, i përket dhe opozitës, kështu që ajo ka mundësi të ketë rol modelues.
TË rinjtë, jeta shoqërore, militantët e organizuar në taborre, nuk do të ushqehen me helmin që vjen prej seancave parlamentare me debat të stisur, ndërsa jashtë kamerave, politikanët merren vesh mirë për punët e tyre. Me gjasë, ata do të ndihen edhe më afër njeri tjetrit, pa modelet ndarëse të konsoliduar në historinë e shkurtër të pluralizmit shqiptar, nga protagonistët e vjetër, apo dhe të rinj. Portokallia mjafton për të krijuar idenë e ndarjes së politikës dhe idetë e saj.
Në situatën e re, edhe politika duhet të strukturohet ndryshe, duke gjetur kanale të rinj afirmimi të mendimit të vet, qëndrimeve të saj, të figurave të saj të reja apo të vjetra. Kush e kundërshton këtë version të transmetimit të seancave parlamentare nuk ka shumë alibi, nuk ka modele europiane, përveç dëshirës për ruajtje të statuskuosë dhe inercisë mendore. Kundërshtarët mendojnë sipas kësaj skeme: jemi mësuar që çdo të enjte të shohim shfaqjen e sherreve të stisur në sallën e parlamentit dhe nuk rrimë dot pa të.
Tags
Kulture#
Sociale#
Share This
About Telegraf Albania
Sociale
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Post Top Ad
Your Ad Spot
Author Details
Ut wisi enim ad minim veniam, quis nostrud exerci tation ullamcorper suscipit lobortis nisl ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis autem vel eum iriure dolor in hendrerit in vulputate velit esse molestie consequat.
No comments:
Post a Comment