Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 6, 2017

Rama bën kerdinë; "Mbani mend këto fytyra se mund të jetë hera e fundit që këta burra dhe gra t’i shikoni ministra"

Takimi informal i kryeministrit Edi Rama me ministrat e rinj të qeverisë në Velipojë është komentuar edhe nga ish deputeti i PD-së.

Në një status në Facebook, Astrit Patozi shkruan se të gjithë duhet t’i mbajnë mend mirë këto pamje të ministrave, pasi që nga nisja e punës pozicioni i tyre do të ndryshojë dhe do të kthehen në figurantë të një qeverisje tërësisht personale.
Statusi i plote
MUND TË JETË HERA E FUNDIT
E bën mirë që i mbledh ministrat e padekretuar ende, qoftë edhe në takime informale, sepse besohet që çdo konsultim apo debat është më mirë se sa t’i dish dhe t’i bësh të gjitha vetë.
Por që i nxjerr në TV dhe prodhon kaq shumë lajme dhe thashetheme për to, kjo nuk shpjegohet dot me logjikë normale.
Sepse të gjithë e dinë se kur qeveria të votëbesohet, nuk do të ketë më, as lajme dhe, as njoftime, si për mbledhjet, ashtu edhe për vendimet e saj.
Por gjithçka do të rrotullohet dhe qendërzohet rreth asaj që do të thotë dhe më pas do të ekzekutojë “timonieri” i vetëm i Republikës së Re. Marrëveshja e 18 majit ia bëri edhe këtë të mirë Shqipërisë. I shtoi ndriçimin dhe frymëzimin udhëheqësit.
Ky është rasti i vetëm në botë, kur seancave stërvitore të një skuadre i jepet më shumë rëndësi se sa ndeshjes.
Ndaj mbajini mend mirë këto pamje, se mund të jetë hera e fundit që i shikoni ato burra dhe gra si ministra, pavarësisht se me veshje jozyrtare, duke hyrë e dalë, jo nga zyrat e shtetit, por prej hoteleve turistike.
Që prej të hënës ata mund të kthehen të gjithë në identitet, si figurantë të një qeverisje tërësisht personale. "Mbani mend pamjet, mund të jetë hera e fundit që këta burra dhe gra t’i shikoni ministra"

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot