Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 23, 2017

QUKËS/ Ja çfarë ndodh me të vërtetë në pyllin e bërë fushë nga Kompania ‘Fantazmë’ banorët: Policia hap syt kot

 Para disa kohësh u dha lajmi se në fshatin Qukës Skënderbe një kompani, e cila operonte në pyje që e cila priste dru pa leje me mijëra metro kub në ditë.

Gazetari i Portalit "Buke Thatë" ishte në atë fshat për të mbledhur informacione rreth këtij fenomeni që të cilën Portali "Jeta Osh Qef" denoncoi.

Kompania e cila ka disa vite që operon në këto pyje, është e lishencuar madje dhe punëtorë të siguruar.  Banorët shprehen të shqetësuar pasi pyjet po priten të gjitha dita ditës: “Unë jam 70-vjeç kurrë në jetën time nuk kam parë të priten kaq shumë dru. Në kohën e Enver Hoxhës haje burg nëse e prisje një pemë, jo sot që gjithçka është për përfitime personale. Po nuk kanë faj jo, të isha unë më keq do bëja jo këtë pyll po të gjithë pyjet kur s’ka shtet nami u bëftë ah se harrova!  Kam dëgjuar se e ka ai Balla këtë po nuk e di, nuk më intereson kokën hëngshin”- shprehet një banor i këtij fshati pranë urës së Bushtricës.

Sipas disa burimeve të siguruara nga portali Bukë Thatë mendohet se gjithçka duket e rregullt edhe në përputhshmëri me ligjore, por ja çfarë ndodh  në të vërtetë:  Më dhjetëra motoristë i ngjiten malit përpjetë duke prerë pyje me mijëra metra në ditë, më dhjetëra kamionë operojnë natën duke transportuar drurët në destinacione të ndryshme të Shqipërisë, por së fundmi edhe me disa shtete fqinje si: Maqedoni, Mali i Zi, etj.

A e dini se kush është me e bukura nga të gjitha?

Sepse gjithçka bëhet LIVE në sy të policëve rrugor që transportojnë me kamionë drurët , në sy të rojes së pyllit, në sy të banorëve të fshatit që të cilët e blejnë metrin 3mij lek të reja metro kub-in. Ndërkohë asnjë masë nuk është  nga   kompetenca ligjore por bëjnë sehirë duke parë që pylli të bëhet fushë me lule.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot