Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Saturday, September 16, 2017

Pse e masakroi shqiptari ish-gruan rumune, dy pistat e sherrit që po hetohen

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë që ndodhi në Itali, ku shqiptari Kujtim Hasanaj, 49 vjeç, i mori jetën ish gruas së tij rumune, duke e masakruar me thikë.
Mediat italiane raportojne se shqiptari tashmë ndodhet pas hekurave dhe seanca në ngarkim të tij është caktuar për ditën e hënë. “Autori eshte ende konfuz lidhur me gjithe sa ka ndodhur, edhe pse gjate arrestimit ai u gjet me rrobat e gjakosura dhe me thiken ne dore me te cilen i mori jeten ish-gruas”- raportojne mediat italiane.
Policia nderkohe po heton ne dy pista lidhur me sherrin mes ish-bashkeshorteve. “Sherri mes tyre, edhe pse ishin te divorcuar, dyshohet se lidhet me nje dyshim te burrit se gruaja kishte nje tjeter lidhje, por nuk perjashtohet edhe sherri per ceshtjen e ndarjes se parave”- thone burimet policore, cituar nga mediat italiane.
Krimi dhe arrestimi i shqiptarit 
Një grua me origjinë rumune, e identifikuar si Elena Seprodi, 48 vjeç, u qëllua për vdekje në shtëpinë e saj në Casale Monferrato, në krahinën e Alessandrisë. Krimi, sipas informacioneve është kryer nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar Kujtim Hasanaj, 49 vjeç, pas një grindej mes tyre. Shqiptari është arrestua dhe tani është duke u marrë në pyetje nga policia.
Mosmarrëveshja midis dy, e cila ka shkuar deri ne ndarje ka ardhur për shkak të parave dhe xhelozisë.
Por edhe pse ishin divorcuar, shqiptari dhe rumunia kishin një fëmije nga martesa e tyre.
Policia thotë se shqiptari është gjetur me thikë në dorë në momentin e arrestimit dhe ishte ulur pranë trupit të viktimës. Ndërsa kishin qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e viktimës. Sipas të dhënave, shqiptari ka pranuar që e ka goditur ish-gruan e tij për arsye pasionante dhe ekonomike.


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot