Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 24, 2017

"Plas" korrupsioni sheshit në Universitetin e Elbasanit/ Studentët kërcënojnë t'u djegin makinat pedagogëve

Është klasifikuar si një nga universitetet më të korruptuara jo vetëm në Shqipëri por edhe në Europë pasi kryeson listën i pari. Përpos qytetit antik që nuk i ngjet fare, ky universitet nuk duhet të mbajë mbi shpinë një qytet si Elbasani, pasi e deformon shumë.Ky 'han i pistë' universiteti ka në përbërje lekistët më të mëdhenj në Shqipëri dhe këta janë pedagogët, me vilat e tyre në gjithë vijën bregdetare, nga Shkodra deri në Sarandë dhe këto lekë i kanë bërë duke vjedhur studentët. Çmimet për një provim variojnë nga 100€ deri 450€.Ky është skandali që e shoqëron këtë universitet vite me radhë. Korrupsioni tani është bërë i zakonshëm pasi pedagogët, ka pasur raste, e kanë thënë edhe në auditor me 80 studentë dhe s'iu bën më përshtypje kjo gjë, pasi kanë mik të fortë në qeveri. Të krimburit e dynjasë tani pandehin edhe vilat e tyre, pasi kanë filluar punimet, u duhen disa € , në këtë kohë provimesh, që ti mbarojnë me sukses vilat e tyre.Një pedagoge e universitetit qëndror ësjtë dëgjuar nga studentët duke thënë:Do të bëjmë edhe ndonjë pishinë i dashur, na duhen ca lekë tani...kam nja 6 sot që do vijnë tek zyra".Studentët kanë reaguar dhe disa prej tyre kanë marrë edhe angazhime për t'u djegur makinat, pedagogëve të korruptuar.Njeri u shpreh:Jam me rezultate të larta, nuk e di pse nuk ma jep, provimin, nuk mora pjesë në mitingun e partisë së pedagoges dhe ajo më ka marrë inat".Kjo torturë ndaj studentëve duket se nuk mbaron kurrë. Korrupsioni ka mbytur këtë universitet me emër dhe kupola e madhe e krimi ka kohë që është bërë pjesë e Shqipërisë dhe është pa limit, paçka se propaganda llomotit në ajër./ Shkrim nga një student i Universitetit të Elbasanit për JOQ.al Universiteti-i-Elbasanit

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot