Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

Përrenjas/ Policia procedime masive penale për ndërtimet pa leje. Ja nga janë

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd dhe në Stacionin e Policisë Prrenjas, referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

Q.D., 47 vjeç, banues në fshatin Kutërman , pasi në këtë fshat, u konstatua duke ndërtuar çatinë e një objekt (banesë) pa leje përkatëse.

H.L., 55 vjeç banues në fshatin Pishkash Prrenjas, pasi në këtë fshat u konstatua duke ndërtuar një objekt  (banesë) pa leje përkatëse.

N.Z., 62 vjeçe banuese në fshatin Qukës Shkumbin, pasi  në këtë fshat, u konstatua se po ndërtonte  një objekt banesë pa leje përkatëse.

I.V., 56 vjeç  banues në fshatin Qukës Shkumbin, pasi në këtë fshat, u konstatua se po ndërtonte katin e dytë të banesës pa leje përkatëse.

Sh.A., 50 vjeç banues në fshatin Stranik Prrenjas, pasi në këtë fshat, u konstatua se kishte ndërtuar një objekt dy katësh (banesë) pa leje përkatëse.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm" parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Related image

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot