Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Thursday, September 7, 2017

Përrenjas/ Mbushte benzin dhe naftë në Maqedoni dhe e shiste me bidona për të mbijetuar, por ja çfarë bëri policia e shtetit

Specialistët e Sektorit  për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për tentativën për futje kontrabandë të naftës nga Maqedonia si dhe në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kontrabandimit të naftës.

Në këtë kuadër është proçeduar penalisht   shtetasi I.R., banues në fshatin Qukës Prrenjas.

Proçedimi ndaj tij, filloi pasi në ambientet e lokalit dhe të banesës së tij tregtonte  naftë që e merrte  nga shteti Maqedonas me mjetin e tij tip “Benz” .
Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në ambientet e lokalit dhe të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 bidona me nga 10 litra secila.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë"  dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot