Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 18, 2017

Përrenjas/ Kryebashkiakja Miranda Rira akuza qeverisë për emërimin e edukatoreve dhe mësuesve. Fëmijët mbeten pa shkollë

Kaos kompetencash mes bashkive dhe qeverisë. Reagon kryebashkiakja e LSI në Përrenjas Miranda Rira. Ja çfarë thotë ajo:
Reforma administrativo-territoriale, edhe pse eshte ne proces amalgamimi, perseri ka shume probleme per te zgjidhur dhe per te kryer decentralizimin e plote, ashtu sic eshte edhe thelbi i kesaj reforme. Shume funksione dhe kompetenca u jane deleguar bashkive, nderkohe qe ka edhe kompetenca te tjera qe pushteti qendror synon t'i mbaje me force , per motive elektorale, por jo vetem. Nje nder to, eshte edhe arsimi parashkollor.
Bashkite si njesi veteqeverisese apo njesi te qeverisjes vendore, nuk kane kompetenca ne emerimin e stafit pedagogjik apo edukatoreve, edhe pse ato paguhen nepermjet bashkive. Ne keto kushte, emerimin dhe shkarkimin e edukatoreve e kane vete drejtorite e zyrave arsimore, dhe bashkite kane çelsat e kashtes.
Ne bashkine e Prrenjasit, kemi dy raste ne dy fshatra, Rashtan dhe Pishkash Veri, ku femijet kane mbetur pa edukatore, duke pritur me syte nga qielli, duke u endur sa tek bashkia sa tek zyra arsimore Librazhd, por pa gjetur zgjidhje. Ne kete rast, ata nuk jane gje tjeter vecse viktime e reformes administrativo/ territoriale.
Derisa kjo te zgjidhet, femijet jane pa kopesht dhe pa edukatore, ndersa shqetesimi i prinderve eshte i vazhdueshem. Infoelbasani.al

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot