Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 6, 2017

Përrenjas/ Ardit Facja menaxheri i klubi të Naftëtarit, ja çfarë premton ai


Ardit Facja do të jetë menaxheri i ri i klubit të Naftëtarit.  

Menaxheri 27-vjeçar  pati një sezon fantastik me skuadrën e Domosdovës të Përrenjasit, duke fituar shumë ndeshje të rëndësishme si dhe ngritjen e ekipit në nivele të kënaqshme, por gjatë kësaj vere ai dha dorëheqjen nga klubi duke ju bashkuar skuadrës  së Naftëtarit.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë menaxheri ditën e sotme duke u shprehur i vendosur se bashkë me lojtarët e rinj të afruar klubit të Naftëtarit do të arrijnë rezultate të shkëlqyera.

“Mund të them se klubi i Naftëtarit do të ketë objektive të qarta në fushën e lojës, paraqitjen sa me dinjitoze  si dhe qëndrimin ne mesin e tabelës. Ajo që po përpiqemi të bëjmë bashkë me trajnerin Bajran Fraholli është që përveçse të  fusim frymën e re tek  lojtare te rinj, por edhe modul të ri në lojë. Presim një sulmues dhe një qendërmbrojtës  ti bashkohet klubit tonë edhe merkaton e quajmë përfundimisht  të mbyllur”- shprehet menaxheri i ri i klubit Naftëtari Ardit Facja.

Ndër të tjera Facja theksoi se këta janë lojtarët e afruar në klubin e Naftëtarit:
Mateos Cake
Arnold Hyseni
Fabian Nallbati
Arber Allkanjari
 Franci Spahiu
 Xhuljo Jaupaj
Ermir Llojko
 Gjyla   
Gorovelli
 Eljo Beshiri


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot