Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Friday, September 22, 2017

Pas Elbasanit, policia aksion masiv në qytetin e Librazhdit

Qyteti i Elbasanit shënoi ditën e djeshme nisjen e operacioneve masive për goditjen e elementëve kriminal dhe bllokimin e mjeteve luksoze të ardhura nga krimi.
Por gjatë paradites së sotme, e premte, ky aksion është shtrirë dhe në qytetin e Librazhdit.
Duke folur dje nga Elbasani, drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, tha se “e kemi ndërmarrë këtë operacion, i cili nuk do të jetë vetëm në qytetin e Elbasanit, por në të gjitha qytetet ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara të grupeve dhe të individëve të cilët kanë aktivitet dhe veprimtari kriminale”.
Ai tha se Policia e Shtetit do të jetë prezent dhe e vendosur për të siguruar rend dhe qetësi.
Në aksionin e policisë së Librazhdit, janë përfshirë efektivët e këtij qyteti të mbështetur nga forcat RENEA dhe ato të FNSH.
Ky operacion konsiston në kontrollin, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, pjesëtarë të grupeve kriminale.
Gjithashtu ky operacion zhvillohet edhe në kuadër të planit “Vjeshtë 2017”, për identifikimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve, automjeteve dhe pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme nga veprimtaritë kriminale të grupeve apo organizatave kriminale. 
Foto nga aksioni i djeshëm në Elbasan

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot