Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Monday, September 4, 2017

Ashpërsohen masat për dhunën në familje, arrestohen 5 persona një nga Librazhdi

Nuk kanë të ndalur rastet e dhunës në familje, të cilët pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi mesditën e së enjtes në kryeqytet nga ish-bashkëshorti, po trajtohen me më shumë prioritet.
Vetëm Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar për veprën penale të “Dhunë në familje”.
Edmond Agolli, 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua gjatë ditës së djeshme pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit, S.H., 40 vjeçe dhe E.Agolli, 20 vjeç.
Ferit Ndreaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, u prangos po dje, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, V.Ndreaj, 28 vjeçe.
Sali Bana, 70 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, S.Bana, 68 vjeçe.
Antonio Ruçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua gjatë së dielës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, A.Xh., 27 vjeçe.
Dritan Mytari, nga Librazhdi banues në Tiranë 40 vjeç, është i arrestuari i pestë, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes Xh.Myftrai, 42 vjeçe.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Dhunë në familje”.

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot