Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Tuesday, September 19, 2017

Ndodh edhe kështu/ ‘Zbriti mësuesit, se është rruga ime’: Luftë autobuzësh në Gramsh, plas edhe grushti

Mësuesit e fshatit Sotire të Gramshit kanë shkuar me vonesë në shkollë që ditët e para, sepse një shofer autobuzi kishte bindjen se linja ishte e tija dhe aty nuk duhet të vepronte dikush tjetër.
39-vjeçari nga Gramshi, A.P. e pengoi shoferin e  autobuzit që transportonte mësuesit e fshatit Sotire duke i kërcënuar madje që t’i zbriste, sepse kishte bindjen se linja Gramsh-Sotirë ishte e tija me liçensë dhe autobuzi ‘konkurent’ i shoferit 52-vjeçar L.B. nuk duhej të qarkullonte.
Policia e Gramshit e ka proceduar penalisht pretendentin e rrugës A.P. në gjendje të lirë dhe tani ai do të gjykohet për “Vetëgjyqësi”.
Njoftimi i Policisë:
“Ky shtetas, në fshatin Paktos  duke lëvizur me mjetin e tij autobus, pretendon se linja Gramsh – Sotire është me liçensë të tij dhe i ka bllokuar lëvizjen në rrugë  autobuzit të drejtuar nga shtetasi L.B., 52 vjeç banues në Gramsh, i cili transportonte mësuesit e fshatit Sortire. Shtetasi A.F, dyshohet ta ketë kërcënuar  shtetasin L.B, që të zbresë pasagjerët dhe të kthehet për në Gramsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 277 dhe 293 të Kodit Penal.”

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot