Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Wednesday, September 27, 2017

Mos bëni plane kot, shikoni si do të jetë moti nesër

Me kthjellime e vranësira kalimtare do të jenë zonat Veriore dhe Qendrore por me vranësira të shpeshta në zonat Jugore deri në mesditë kur vranësirat shtohen.Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat në Jug dhe Qendër ku priten rrebeshe të izoluara shiu por Veriu dhe vija bregdetare e Adriatikut mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta.

Vonë në mbrëmje moti përmirësohet në Veri e Qendër duke lënë zonat Jugore me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike ditore të variojnë nga 8- 27°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi permanent verior dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Vranësira dhe shira të herë pas hershëm do të përfshijnë skajin Juglindor të Europës dhe pellgun e detit Egje. Po ashtu, Europa Veriperëndimore dhe Britania Jugore mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu afatshkurtër.

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga moti i kthjellët dhe kryesisht kthjellimet janë dominante në Qendër dhe Verilindje të Europës


No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot