Reklamo biznesin tënd këtu:

test

LAJMI I FUNDIT:

Post Top Ad

Your Ad Spot

Sunday, September 17, 2017

Mbyllen 50 leje minerare në Elbasan, Librazhd edhe ndërkohe nis procesi edhe në Prrenjas

Në qarkun e Elbasanit janë bllokuar 50 leje minerare. Ato janë kryesisht gorore, hekur nikel, kromi dhe argjilë. Shkak mbetet mungesa e investimeve në fiushën e ndërtimit.
Sipas inxhinierit Yzeir Miraka mungesa e investimeve është bërë shkak për mbylljen e aktivitetit. Kështu nga 17 gurore që punojnë në Elbasan punojnë vetëm 2 prej tyre.
“Në përgjithësi të gjitha mineralet e industrisë së ndërtimit pothuaj janë bllokuar. Punojnë vetëm gurore që zotërohen nga firmat që ndërtojnë vetë rrugët. Po kështu industria e hekurit ka rënie”, thotë inxhinier Miraka.
Në Përrenjas janë mbyllur disa firma që nxirrnin krom por që kanë pushuar nga aktiviteti. Dikur aty punonin 150 vetë që tani kanë mbetur të papunë. Infoelbasani.al

No comments:

Post a Comment

Post Top Ad

Your Ad Spot